Manchester City vazhdon pandalshëm drejt fitimit të kampionatit të tretë dhe këtë të diel ishte në “Goodison Park” për të mposhtur 3-0 Evertonin në raundin e 36-të të Premier League.

Në dy minuta, në fund të pjesës së parë, skuadra e Pep Guardiolës e zgjidhi ndeshjen: një gol nga një botë tjetër i Ilkay Gundogan, në minutën e 37-të.

Ai ndiqet nga goli i Erling Haaland në të 39-tën minutë, pas një asisti të gjermanit, duke i krijuar qetësinë e nevojshme Man.Cityt në tabelë.

Në fillim të pjesës së dytë, një tjetër gol i shkëlqyer i Gundogan, nga një goditje dënimi direkt, mbylli rezultatin e ndeshjes në minutën e 51-të.

Me një ndeshje më pas, pas kësaj fitoreje që e ngjiti në kuotën e 85 pikëve, Manchester City është katër pikët përpara Arsenalit (luan këtë të dielë, në Brighton). Everton (32 pikë) është ende në një pozicion shumë delikat në tabelë, vetëm një pikë mbi vijën e kuqe.