Itali, 28 korrik 2014 – Milani pësoi humbjen e dytë në turneun e “International Guiness Champions Cup” pasi u “turpërua” me rezultain 5-1 nga Manchester City. Kuqezinjtë vinin në këtë takim pas disfatës 3-0 ndaj Olympiacos dhe në “Heinz Field Stadium” skuadra e Inzaghit pëson një tjëter humbje të thellë.

Citizens i mjaftojnë vetëm 12 minuta lojë për të zhbllokuar avantazhin në 1-0 me atë të Jovetic. Ende pa marrë veten nga goli i parë Milani pëson dhe të dytin në min.14 ku autori i golit është Sinclair. Kuqezinjte “calojnë” në repartin e mbrojtjes dhe dicka të tillë e vërtetojnë dhe dy golat e tjerë të pësuar në min. 23 dhe 26 që mbajnë firmën e Jesus Navas e Iheanacho me skuadrën e Manuel Pellegrinit që thuajse i mbyll që në pjesën e parë llogaritë me “Djajtë”.

Megjithatë pjesa e parë përfundon me rezultatin 4-1 pasi golin e nderit për kuqezinjtë e shënon Muntari në min. 42.

Në pjesën e dytë panorama është e njëjtë me Jovetic që në min. 58 realizon golin e pestë të takimit dhe të dytin personal. Është dhe ky goli që vulos përfundimisht rezultatin në 5-1 për kampionët e Anglisë, me Milanin që i ngjason një anijeje që fut ujë nga të gjitha anët. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/