Joshua Kimmich pritet të ndryshoj ambient në merkaton e verës. Mesfushori dëshiron të largohet nga Bayern për ta treguar veten në një ligë tejtër dhe interesi për të është i madh.

Barcelona kërkon një mesfushor me këto karakteristika dhe ai shihet si zëvendësuesi ideal i Sergio Busquets, i cili ka lënë një boshllëk të madh në mesfushë pas largimit.

Por gjithashtu në garë për shërbimet e tij është edhe Manchester United, që kërkon një mesfushor me tipare mbrojtëse për të zëvendësuar Casemiron.

Pas një sezoni të parë pozitiv, braziliani nuk ka patur performancën e tij më të mirë, për shkak edhe të dëmtimeve dhe tani po mendon largimin.

Djajtë e Kuq duan të heqin dorë nga 32-vjeçari, i cili ka një nga pagat më të larta në klub dhe në vendin e tij të afrojnë një futbollist të afirmuar që mund të luaj në nivele të larta për të paktën 5 vite.

Joshua Kimmich ka hyr në vitin e fundit të kontratës me Bayern, dhe vlerësimi i tij në merkato është rreth 50 milionë euor.

Një shifër e përballueshme për Man United, por e paarritshme për momentin për Barcelonën.

Për momentin kalimi i tij në “Campo Nou” duket shumë i vështirë. Kimmich duhet të përfundojë kontratën e tij me Bayern dhe në verën e vitit 2025 t’i bashkohet katalanasve si transfer i lirë.

Një opsion i vështirë, duke ditur se ekipet e mëdha evropiane janë të interesuar për shërbimet e tij dhe për më tepër Bayern nuk do të pranoj ta humbas falas.