Manchester United është në kërkim të një golashënuesi, pasi Anthony Martial do të mungojnë 10 javë.

Sulmuesi francez iu nënshtrua një operacioni për një dëmtim në ijë dhe ai do të qëndrojë jashtë fushave deri në fillim të prillit.

Daily Mail zbuloi javën e kaluar se atij i ishte thënë nga klubi të stërvitej vetëm për të përmirësuar gjendjen e tij fizike përpara se trajneri Erik ten Hag të mos e grumbullonte me grupin.

Megjithatë, Martial është ankuar për një problem në ijë, për të cilin United ka konfirmuar se ai ka bërë një operacion në një përpjekje për të zgjidhur problemin.

Në këto kushte “Djajtë e Kuq”, janë futur në merkato për të afruar një golashënues.

United ka shfaqur interes për Karim Benzema dhe Eric Maxim Choupo-Moting për t’u përforcuar gjatë dritares së janarit.

Ish-fituesi i Topit të Artë, Benzema për shkak të vështirësive të tij me ekipin e Al-Ittihad, mund të largohet nga Liga Saudite.

Benzema raportohet se është i pakënaqur në klub, ndërsa punëdhënësit e tij aktual u zemëruan pasi prisnin që ai të raportonte më 2 janar përpara kampit stërvitor të skuadrës në mes të sezonit.

Një burim i afërt me klubin i tha France 24 se ata nuk kishin mundur të komunikonin me atë për 10 ditë.

Sipas Marca, si rezultat, Benzema është lënë jashtë udhëtimit në Dubai nga trajneri Marcelo Gallardo dhe vazhdon të përgatitet individualisht për rifillimin e kampionatit më 7 shkurt.