3 gusht 2015 – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare për 19-vjeçarët, Rey Manaj, ka fituar trofeun e tij të parë me Interin pas transferimit nga Cremonese.
Në turneun e mbajtur në Obendorf, Interi mposhti në finale Mainzin, ndërsa Manaj ishte ai që e dërgoi skuadrën në finale me një gol të shënuar në gjysmëfinale kundër Evertonit në fitoren 1:0. Manaj arriti të shënojë edhe në fazën e grupeve kundër Freiburgut duke treguar që Interi ka bërë mirë që e ka zgjedhur.
Rey Manaj u kërkua edhe nga Juventusi, ndërsa është pjesë e pandashme e Shqipërisë për grupmoshat U-19 tashmë edhe U-21.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/