E ardhmja e Rei Manajt është në ajër, teksa edhe pse fjalët kanë qenë të shumta për një kalim te Karpi, ende asgjë nuk ka ndodhur.

Skuadra e Serisë B u pa si kandidatja më e fortë për të marrë shërbimet e sulmuesit, që Interi kërkon ta sistemojë diku edhe këtë sezon.

Për Lushnarin tashmë po interesohet edhe Benevento, që para pak kohësh huazoi nga Atalanta Berat Gjimshitin.

Fakti që luan në Serinë A e “josh” Manajn për t’iu bashkëngjitur këtij klubi, por fillimisht ata po kërkojnë informacion për të dhe gjithçka është në kuadrin e një interesimi.

Manaj ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për skuadra të tjera, jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani e në Spanjë, ku e do Real Oviedo në Segunda.