“Me Fondin Social po mbështesim qendrat e kujdesit për implementimin e modelit të ri të fuqizimit të të rinjve me aftësi ndryshe për jetesën e pavarur”. 

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në qendrën “Ndihmoni Jetën”, e cila është mbështetur nga MSHMS nëpërmjet Fondit Social.

“Jam e kënaqur që do të pilotohet model i ri i jetesës së pavarur për të rinjtë me aftësi ndryshe në këtë qendër, për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin dhe për të krijuar atë zinxhir të nevojshëm të shërbimeve sociale që është i nevojshëm për t’u aplikuar në të gjithë qytetet, në të gjitha bashkitë. Mbi të gjitha do të sjellë jo vetëm një model të ri, por edhe një mënyrë të re të jetës për familjen dhe për ata persona me aftësi ndryshe, të cilët kanë më shumë nevojë se gjithë të tjerët për t’u mbështetur direkt nga shteti”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale deklaroi se janë 16 bashki që kanë përfituar financim nga mekanizmi i Fondit Social.

“Pas 2 vitesh, Fondi Social jo vetëm është fuqizuar, por tashmë është një mekanizëm i cili mbështet të gjithë bashkitë e vendit, për të ofruar nëpërmjet planeve sociale, shërbime sociale për kategoritë në nevojë. Janë 16 bashki të cilat janë përfituese të Fondit Social dhe unë jam shumë e kenaqur që kemi arritur të ndërtojmë një model të ri, modelin e jetesës së pavarur për personat me aftësi ndryshe”, deklaroi Manastirliu.

Duke theksuar se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e fokusuar dhe ka në prioritetin e saj mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë shërbimeve sociale në territor, Manastirliu u shpreh se bashkitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për hartimin e planeve sociale.

“Bashkitë duhet të marrin përsipër të gjithë përgjegjësitë e tyre përsa i përket hartimit të planeve sociale. Ne do te vijojmë t’i mbështesim, nëpërmjet instrumentave që ne kemi krijuar”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Fondit Social ka mbështetur deri tani 16 bashki me një vlerë prej 75 milion lekë financim nga buxheti i shtetit për ngritjen e shërbimeve të reja sociale, veçanërisht në ato bashki ku mungojnë këto shërbime dhe 75.5 milion qarqet për shërbimet sociale kombëtare, si linja këshillimi për gra e vajza dhe fëmijë, shërbimet për viktimat e trafikimit, shërbimet për LGBT dhe qendra zhvillimi multifunksionale