700 000 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19 në vendin tonë. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Po ashtu Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi vetëm duke u vaksinuar mbrojnë jetë.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.