Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 8 persona janë në terapi intensive dhe për 2 prej tyre po shikohet mundësia e trajtimit në një spital më të specializuar në Itali.
"8 janë në gjendje të rëndë në terapi intensive. Po vlerësojmë mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë trajtim më të specializuar në Itali. Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat" , tha Manastirliu nga spitali i Traumës ku vizitoi të plagosurit nga tërmeti.
Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka arritur në 29 ndërsa 658 janë të plagosur.





