Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës për të dhuruar gjak, në ndihmë të personave të prekur nga COVID-19.

Thirrjen e bëri teksa bëri punlik rastin e të riut Ardit Toska, i cili i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak.

POSTIMI I MANASTIRLIUT

Ardit Toska i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19

Gjithçka është gati për të nisur trajtimin plotësues edhe me këtë terapi, sipas protokolleve mjekësore, nga ekipet tona të përkushtuara në dy spitalet COVID.
Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty!

Dhuro gjak/plazëm!

Apliko tani: http://shendetesia.gov.al/dhuroni-gjak/