Ministrtja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu bën apel të rinjve për të marrë përgjegjësi individuale për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Manastirliu deklaron se në spitalin Infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID-19.

Sipas saj, shumë të rinj me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë te prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

“COVID19
‼️Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.
Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!

Vendose maskën
Ruaj distancën
Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët #COVID-19”,
shkruan ministrja.