Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se brenda muajit dhjetorit në vendin tonë do të vijnë mbi 500,760 doza vaksine Pfizer dhe 400 mijë doza nëpërmjet Covax.
Gjatë seancës në komisionin e Shëndetësisë, Manastirliu tha se janë në negociata me kompaninë Pfizer për të siguruar vaksina të tjera për vitin e ardhshëm për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari.
“Kjo marrëveshje do të rrisë furnizimin me vaksina. Një marrëveshje që realizohet në sajë të bashkëpunimit me Pfizer, pas marrëveshjes së parë ku erdhën 500 mijë vaksina. Vjen ky amendim për 500,760 doza vaksine të cilat priten të levrohen brenda muajti dhjetor të këtij viti. Ndërkohë përmes instrumentit Covax deri në fund të vitit presim edhe rreth 400 mijë doza vaksine që pritet të mbërrijnë në Shqipëri. Ne jemi në negociata me Pfizer për nënshkrimin e marrëveshjeve për të siguruar vaksina për vitin tjetër dhe në vazhdim për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari që Komitetet tona do të vendosin për të siguruar vaksinimin e popullatës”,- tha Manastirliu.





