Ministria e Shëndetësisë është ende në pritje të analizave bakterologjike për të zbuluar shkakun e helmimit të qytetarëve në Krujë.

Ministrja Ogerta Manastirliu, tha këtë të mërkurë, se gjendja është nën kontroll dhe ditën e sotme janë 14 qytetarë që po marrin shërbim shëndetësor në spital.

“Dua t’ju jap një informacion. Nga raportimet që më kanë ardhur nga ISHP dhe operatori i Kujdesit Vendor në Krujë janë ende në prite të përgjigjeve të analizave bakterologjike sa i përket analizave që janë marrë në funksion të pistave të ndryshme të hetimit që po hetohen nga specialistët tanë. Dua të theksoj faktin se në spitalin e Krujës gjendja është e kontrolluar. Ditën e sotme janë rreth 14 qytetarë, përfshirë këtu edhe fëmijë edhe adoleshentë, që janë duke marrë shërbim. Gjendja ka qenë nën kontroll. Shërbimi në spital ka qenë i plotë, në gatishmëri për të përballuar flukse nëse do të kishte. Fatmirësisht fluksi ka ardhur në rënie”, tha ministrja.