Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë intervistës, Manastirliu tha se Komiteti i Ekspertëve e sugjeruar vazhdimisht përdorimin e maskës tek personat që janë me imunitet të kompromentuar.
Pyetje: Në rast të konfirmimit të nënvarianteve të reja të Omicron do të ketë shtim masash?
Manastirliu: Deri më tani janë 89 vende që kanë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë traget për t’u infektuar.
Komiteti i Ekspertëve ka pasur mbledhje dhe vijon mbledhjet për të shqyrtuar situatën, Ajo çfarë do të na sjellë vjeshta apo dimri, Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. Por pritet të vlerësohet edhe vaksinimi për fëmijët mbi 5-vjeç është një diskutim që po bëhet dhe javën tjetër pritet të mbahet edhe një qëndrim.