Pasi u hodh për konsultim publik, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu thotë se do të bllokojnë TikTok.
Në një takim me mësues e prindër, Manastirliu nuk dha shumë detaje, ndërsa tha se sipas konsultimit publik 90% e prindërve janë pro bllokimit ose kufizimit të platformës.
Ministrja prezantoi një plan të ri për sigurinë në shkolla, që tha se do të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare.
Manastirliu: Mbi 90% e prindërve janë pro bllokimit apo kufizimit të platformës, mbi 80% e prindërve kërkojnë fuqizimin e masave, mbi 57% pranojnë se ekspozimi ndaj rrjeteve u sjell fëmijëve edhe sjellje të papërshtatshme dhe ndikon në shëndetin mendor.
Do zbatohet për 3 vjet, plan ambicioz që reflekton përgjegjësinë si shtet, institucione, prindër, mësues, qytetarë.
Përmes këtij pani synojmë fuqizimin e mekanizmave të parandalimit në funksion të rritjes së sigurisë në shkolla.
1-Siguria fizike dhe dixhitale: Bllokimin e Tik tok bazuar në një paketë masash që po punojnë Agjencia kombëtare e sigurisë së informacionit.
Vendosjen e kamerave inteligjente duke siguruar monitorim efektiv brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, në 500 .
Strukturë brenda drejtorive arsimore që do merret me menaxhimin e punës së oficerëve. Axhenci e Posacme për sigurinë në Shkolla.
2-Rrjetet e mbështetjes psikosociale
3-Edukim dhe ndërgjegjësim
4-Shkolla e hapur
Kjo lëvizje e qeverisë erdhi pas vrasjes së Martin Canit me thikë nga një bashkëmoshtar pranë shkollës Fan Noli.