Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komunikuar përmes një lidhje live me telefon me ekipin e mjekëve dhe infermierëve brenda spitalit të Infektivit, i cili është kthyer në karantinë për të sëmurët e prekur nga koronavirusi.

Ministrja falendëroi stafin mjekësor për punën e palodhur që po bëjnë, ndersa shprehu mbështetjen maksimale për ekipet mjekësore në këto momente, për të përballuar këtë situatë të vështirë.

“Si është gjendja e të sëmurëve?”, pyet ministrja mjeket gjatë bashkëbisedimit.

“8 të sëmurit janë në gjendje të mirë. Njëri në gjendje të mesme. Vazhdon puna, ekipi është në krye të detyrës. Doktori dhe infermierët janë të veshur. Disa janë gjysmë të veshur. Kini besim te ne, kini besim te puna jonë”, sqaroi shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo.

“MIRËNJOHJA S’KA FUND PËR HERONJTË E SPITALIT INFEKTIV, QË JO VETËM PO BËJNË BETEJËN E JETËS SË TYRE NËN ATË ÇATI, POR PO TREGOJNË NJË AFTËSI TË ADMIRUESHME PROFESIONALE NË ÇDO ASPEKT. KRENAR PËR OGERTËN QË PO UDHËHEQ ME PËRKUSHTIM TË MADH, QARTËSI E VENDOSMËRI MBRESËLËNËSE NË NJË FRONT, KU ÇDO ORË ËSHTË NJË SFIDË MË VETE DHE KU FUNDI I TUNELIT ËSHTË ENDE LARG. ME KËTA NJERËZ JINI TË BINDUR SE SHQIPËRIA DO TË BËJË MË TË MIRËN E MUNDSHME.”, shkruan Manastirliu krahas videos në Facebook.