Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu dhe Zv/Kryeministrja znj. Senida Mesi zhvilluan një takim me strukturat e shëndetësisë dhe shërbimit social në të gjithë vendin, për të nxitur zbatimin në praktikë të reformës së lehtësimit të procedurave për marrjen e shërbimeve,

“Gjatë fazës së parë të thjeshtimit të procedurave u reduktuam 118 dokumente për marrjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Por reforma e thjeshtimit te procedurave dhe eleminimit te burokracive per marrjen e sherbimeve shendetesore dhe sociale nuk eshte nje reforme qe mbyllet ne nje dite, ndaj jemi serish sot ketu per te folur per zbatimin e kesaj reforme ne praktike por edhe per ta cuar perpara, me nisma te reja qe lehtesojne jeten e qytetareve. Jemi te vendosur per ta ndryshuar nje here e mire kete situate, për t’ja bërë më të lehtë çdo qytetari marrjen e shërbimeve shendetesore dhe sociale – per te luftuar korrupsionin, per te rritur transparencen dhe llogaridhenie”,u shpreh Ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shpjegoi ndryshimin e procedurave për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar, duke kërkuar nga drejtuesit e strukturave shëndetësore dhe sociale të veprojnë menjëherë, që këto ndryshime të reflektohen dhe qytetarëve që paraqiten në KMCAP (Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune) të mos ju duhet të ndjekin procedurën e mëparëshme.

“Nëse ne kemi bërë një revolucion me procedurën e pagesës së aftësisë së kufizuar, ku qytetarëve nuk do t’ju kërkohen më 8 dokumente por vetëm 2 për të aplikuar për në KMCAP dhe nuk do të jetë më e nevojshme që ata të paraqiten fizikisht por dosja e tyre do të përcillet nga ndërveprimi institucion me institucion, duhet që ju të garantoni zbatimin me përpikmëri të këtyre ndryshimeve, që kursejnë sorollatjet e qytetarëve me aftësi të kufizuar nga njëra zyrë shteti në tjetrën”,tha Manastirliu.

Zv/Kryeministrja Mesi u shpreh se tani zyrat e administratës duhet të bëjnë një punë më cilësore për të garantuar që këto dokumente do të sigurohen prej tyre, pasi tashmë është përgjegjësi e tyre dhe jo më barrë e qytetarëve.

“Në fazën e dytë, do të rishikojmë disa procedura të tjera, sic eshte thjeshtimi i procedures se rimbursimit te barnave te shtrenjta qe pacientet te mos sorollaten nga rrethet drejt Tiranes per firma e vula pa fund, por te marrin sherbimin prane vendbanimit. Po rishikojme proceduren e ekzaminimeve terciare per nje skaner apo rezonance per te automatizur sistemin, per te rritur transparencen, per te shmangur sorollatjet edhe per ti sherbyer sa me mire qytetareve”,u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.