Sasisë së vaksinave antiCovid të disponueshme në vendin tonë i shtohen edhe 30.000 doza AstraZeneca të dhuruara nga Letonia.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një status në “Facebook”.
Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1,929,172 vaksina dhe janë kryer mbi 1,4 milion vaksinime.
“30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë.
1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksina anticovid.“- njofton Manastirliu.





