Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se mbi 25 mijë mësues i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Manastirliu shkruan në rrjete sociale se procesi i vaksinimit do të vijojë deri garantimin e një viti akademik të qëndrueshëm. 

“Më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët, me vaksinimin masiv të atyre që përçojnë dije dhe vlera të pazëvendësueshme për brezat e rinj, për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik. 42,781 vaksinime janë kryer deri tani për arsimtarët.”