Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar foton me një çift të ri nga Durrësi, ku shfaqet Marlini, i plagosur rëndë dhe në gjendje kome më 26 nëntor 2019 dhe i dërguar në spitalin e Barit për t’i shpëtuar jetën.
Pas rikuperimit të plotë, Marlini dhe bashkëshortja e tij Megi janë bekuar me një vajzë.
“Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, kujdesi në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i mundësuam në Spitalin e Barit, i shpëtuan jetën të riut nga Durrësi.
Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur”,- shkruan Manastirliu.
Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26…
Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, March 27, 2021