Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos harrojnë maskën në shtëpi, pasi nga dita e sotme ajo është e detyrueshme kudo jashtë banesës.
Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Manastirliu thekson se maska duhet mbajtur, me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje.
“Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia!
Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, të japim bashkërisht, edhe një herë, një shembull solidariteti, ashtu siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira.
#MbajeMaskën
#RuajShëndetin
#ShpëtoJetë”, shkruan ajo krahas videos ku shfaqen kategori të ndryshme njerëzit si mësues, mjek, të moshuar dhe fëmijë që bëjnë thirrje për të mbajtur maskë.





