Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të dhënë vendimin për lehtësimin e masave.
“Nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të lehtësuar masat dhe për t’i bërë publike ato”,- tha Ogerta Manastirliu.
Këtë deklaratë ministrja e ka bërë nga Sheshi Skënderbej, ku ishte bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Me përmirësimin e situatës dhe uljes së shifrave të rasteve të infektimeve, duket se disa masa do të hiqen, siç mund të jetë mbajtja e maskës në ambiente publike apo dhe ora policore e cila hyn në fuqi pas orës 22:00, deri në 06:00.





