Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se po kryhet testimi për 14 persona të cilët kanë pasur kontakte me dy personat e infektuar nga koronavirus.
Manastirliu u shpreh se gjithsej janë testuar deri më tani 65 raste, ku vetëm 2 kanë dalë pozitivë.
“Deri më tani janë testuar 65 raste, prej të cilëve 2 kanë rezultuar pozitiv. Në proces testimi janë 14 raste, që i përkasin kryesisht kontakteve të ngushta të rasteve që janë identifikuar pozitivë. Sikurse kemi bërë deri më tani, do t’ju informojmë për çdo hap, vendim që do marrim.”, njoftoi ministrja.





