Janë publikuar testet model të provimeve të Maturës Shtetërore 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale, ku thotë se ka nisur shpërndarja e tyre në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Sipas saj, publikimi i tyre që në fillim të janarit ka për qëllim të ndihmojë maturantët që të kenë më shumë kohë në dispozicion për përgatitjen e tyre dhe të jenë të mirë përgatitur për provimet përfundimtare.

“MATURA SHTETËRORE 2025

Sot, në të gjitha shkollat e vendit, fillojnë të shpërndahen testet model për provimet e Maturës Shtetërore.

Publikimi i testeve model të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 që në fillim të janarit, ka për qëllim të ndihmojë maturantët që të kenë më shumë kohë në dispozicion për përgatitjen e tyre për provimet përfundimtare.

Të gjitha testet model janë online në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe të Qendrës së Shërbimeve Arsimore:

https://qsha.gov.al/matura-shteterore-2025/“, shkruan Manastirliu.