Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se epidemiologët e strukturave vendore të Shëndetësisë vijojnë punën për të gjurmuar rastet e reja me koronavirus në vendin tonë.
Teksa ka publikuar disa foto në rrjetet sociale të specialistëve, ministrja thekson se ata po bëjnë një punë të palodhur.
“Nga veriu në jug, me vigjilencë e angazhim maksimal epidemiologët e strukturave vendore të shëndetësisë vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për #COVID19!
Punë e palodhur e #epidemiologëve në terren”, shkruan Manastirliu.





