Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë në kufizimin e përhapjes së COVID-19.
Në një postim në mediat sociale, Ministria thotë se të gjithë mund të kufizojnë përhapjen e COVID, duke shpëtuar jetë.
“Është kuptueshme që të gjithë duam të vazhdojmë jetën normalisht, pa virus nëpër këmbë. Por sot gjithsecili kemi një përgjegjësi.
Ti, unë, ne të gjithë kemi shumë në dorë për ta mbajtur larg koronavirusin, për të ruajtur prindërit, gjyshërit dhe veten. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancë, të zbatojmë rregullat e higjienës. Nuk janë klishe, janë armët që përdor sot e gjithë bota për të dalë të fituar përballë kësaj pandemie.
Të gjithë bashkë mund t’ia dalim për t’ju rikthyer normalitetit më të fortë se më parë dhje të jemi krenarë për veprimet që shpëtuan, qoftë edhe një jetë”, është ky mesazhi në videon e publikuar nga Manastirliu.
Në fund ministrja përkon që të gjithë të mbajnë maskë, të kujdesen për higjienën, të ruajnë distancën dhe të kufizojnë kontaktet.