Janë rritur kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2024 – 2025. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Manastirliu tha se do të rritekuotat në Mjekësi duke u çuar në 500 pranime, në mënyrë që në vend të ketë më shumë mjekë që diplomohen dhe të ketë edhe trajtime preferenciale sipas projektligjit të qevrisë,

 “Sot qeveria ka marrë vendim për të miratuar një projektligj për një paketë mbështetjeje për trajtimin e veçantë në Mjekësi të Përgjithshme në institucionet publike. Kjo ka ardhur pas një analize të thellë që kemi bërë përsa i përket burimeve tona njerëzore. Foksi i parë është përgatitja e burimeve njerëzore, në ruajtjen dhe në zhvillimin e kapaciteteve tona njerëzore për një kujdes shëndetësor universal. Kjo arrihet që qytetarët të kenë mundësi të kenë mjekun pranë, mjekun e familjes, mjekun kirurg dhe kjo bëhet e mundur duke përgatitur burimet tona njerëzore. Ne kemi bërë hapa përpara përsa i përket numrave të mjekëve për 1000 banorë. Në 2013, 1,2 mjekë për 1000 banorë dhe me rritjen e kuotave të rritëm numrin e mjekëve duke mbërritur në 2022 – 1.9 mjekë për 1000 banorë, por jemi larg mesatares së vendeve të rajonit.

Kemi disa sfida që na drejtojnë drejt marrjes së politikave që synojnë ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në vend. E para është interesi më i lartë i qytetarëve për të gëzuar kujdes shëndetësor. Jemi konsultuar me praktikat më të mira, kemi parë një ligj që mund të ju japë mundësi studentëve për të pasur disa trajtime që të mundësojnë të qëndruarit e tyre në vend. Të gjithë këta studentë që do të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe institucionet e tjera, të munden që të kenë punësim prioritar në struktura dhe pas punësimit të përfitojnë nga politikat e strehimit social dhe pa i penguar të drejtën e tyre për t’u specializuar në këto vite të të ushtruarit të profesionit të tyre. Do të rrisim numrin e kuotave në Mjekësi duke u çuar në 500 kuota pranime që të kemi mjekë që diplomohen më shumë dhe të kemi trajtime preferenciale sipas kësaj pakete”-tha Rama.