Në muajin shtator, viti shkollor do të nisë me masa të shtuara të policisë. Ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu theksoi se për këtë qëllim është miratuar rritje page për këtë kategori. Ndryshimet ajo i prezantoi në takimin e zhvilluar në shkollën 9-vjeçare “Hasan Vogli”.
“Për oficerët e sigurisë në shkolla do të kemi një rritje page mesatare rreth 13 mijë lekë të reja për këtë pozicion pune dhe në tërësi rritja e pagave do të shkojë në 80 mijë lekë të reja, si pagë mesatare për punonjësit e sigurisë në shkolla”, tha ministrja Manastirliu.
Një nga detyrat e punonjësve të sigurisë do të jetë edhe bashkëpunimi me institucionet e tjera.
“Do të vijojmë që të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla, bazuar edhe në kriteret e reja dhe gjithashtu do të kemi për objektiv dhe bashkëpunimin akoma më të ngushtë me të gjithë strukturat, të cilat janë të vendosura qoftë në shkollë, edhe jashtë saj, për të garantuar një shërbim sa më të mirë të sigurisë në shkolla, me fokus te parandalimi. Duam që të garantojmë mirëqënie dhe siguri për fëmijët tanë”, tha Manastirliu.
Janë 30 mijë punonjës, që nga cikli parashkollor, të cikli fillor, ai 9-vjeçar, i mesëm, mësues të arsimit profesional, si dhe staf jo mësimor që përfitojnë nga skema e re e rritjes së pagave.
Paga e një oficeri sigurie në shkollë rritet mesatarisht me 13,800 lekë, duke e çuar pagën e tyre mesatarisht nga 66,200 lekë në 80,000 lekë.