Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e fundit të vitit 2020 mjekët e spitalit COVID2 tek “Shefqet Ndroqi”.
Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë mjekët dhe ka uruar gjithashtu për shënim sa më të shpejt të gjithë pacientët e shtruar.
Një urim të veçantë, Manastirliu e ka patur edhe për mjekët e turnit të natës ditën e sotme, të cilët s’do kenë mundësi ta kalojnë ndërrimin e viteve me familjarët.
“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë”, tha Manastirliu.
Duke uruar gjithë ekipet mjekësore, Manastirliu tha se ato do të jenë në gatishmëri për të shërbyer në këtë natë.





