Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjaës së saj në Kuvend, është shprehur se vaksinat që përdoren në Shqipëri janë të gjitha të certifikuara nga autoritet përkatëse.
“Edhe pse me keqardhje kam vënë re tendenca për të keqinformuar, dua ta theksoj fort një të vërtetë, e cila duke qenë e bazuar tek shkenca, tek ekspertet më të mirë, ndërkombëtare dhe shqiptare, nuk mundet të jetë e shtrëmberueshme nga askush, as edhe në këtë sallë: Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në ShqipërI, janë të miratuara nga OBSH dhe nga agjenci të rëndësishme të Barnave. Të gjitha!“,- tha Manastirliu.
Por nga ana tjetër deputeti i PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza kundër ministrisë, duke thënë se nuk kanë menaxhuar si duhet situata me pandeminë.





