Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se aktualisht janë vetëm 3 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv.

Manastriliu shkruan se këto indikatorë, janë tepër premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.

“#Covid19/ Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Manastirliu.