Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër pacientët e shtruar në spitalin e Krujës, për shkak të helmimit.
Manstirliu u shpreh se deri më tani 370 persona kanë marrë shërbim në spital, të moshave të ndryshme, teksa tha se situata është e qetë pa komplikacione.
Minstrja u shpreh se janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve për të analizuar nga ka ardhur infektimi i njerëzve.
Gjithashtu ajo tha se nëse do të shtohen rastet, spitali i Durrësit do të jetë në gatishmëri për t`i pritur.
“Situata është e qetë pa komplikacione. 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Janë vizituar. Aktualisht sot janë paraqitur 60 qytetarë. Janë dhe disa që po marrin shërbime. Ka edhe adoleshentë, të rritur dhe fëmijë.
Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjitha aspektet. Rezultati I analizave mikrobiologjike ka një afat të caktuar, kur të kemi rezultatet do kemi një raport të detajuar.
I gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Nëse do ketë raste të shtuara edhe në spitalin e Durrësit mund të vendoset në gatishmëri për rastet. Hetimi bëhet në shumë pista që të kemi të kontrolluar të gjithë aspektin e kujdesit shëndetësor” tha ajo ndër të tjera.





