Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në “Facebook” se ka arritur në 748 mijë numri i të vaksinuarve ndaj koronavirusit deri më tani.

Manastirliu shton se gjatë ditës së sotme janë injektuar 12 621 vaksina, ndërsa thot se vaksinimi nuk do të ndalet deri te arritja e objektivit me 1 milion brenda qershorit.

“Me 12,621 vaksinime të kryera sot, janë më shumë se 748 mijë vaksinime që prej fillimit të fushatës #ShqipëriaBuzëqesh, teksa sot e shtrimë vaksinimin edhe tek punonjësit e transportit publik #VaksinimiNukNdale drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda Qershorit”, shkruan Manastirliu.