Mançester Junajtid nuk ia ka dalë sërish të përmbushë pritshmëritë në këtë sezon, teksa tashmë koha për trajnerin Ole Gunar Solskjaer duket se është drejt fundit.
Drejtuesit nuk kanë ndërmend të presin më gjatë, pasi objektivat fillojnë dhe të humbasin rrugës. Megjithatë, situata për ta zëvendësuar nuk është shumë e lehtë duke qenë se në preferencat e Djajve të Kuq është Tomas Tuhel.
Ky i fundit është ende në kontratë me PSG, por gjërat gjermanit nuk po i shkojnë ashtu siç mund të mendonte pasi ulje e ngritjet gjatë këtij sezoni kanë qenë të shumta, e si rrallëherë, francezët nuk janë shkëputur në kampionat, ndërsa ende nuk kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve.
Mbetet për t’u parë si do të jetë ecuria e skuadrave në vazhdim, por planet për ndryshimin e trajnerëve janë reale.





