Angli, 2 maj 2014 – Ende po u mbyllur sezoni futbollistik 2013-2014, kanë nisur të qarkullojnë shifra të çmendura rreth merkatos së verës të klubeve më të mëdha europiane. Sipas shtypit anglez, Manchester City, që është shumë pranë tiullit kampion në Premier League, po përgatit një ofertë stratosferike për Paul Pogba të Juventusit. Citizens, që e vlerësojnë mesfushorin e kombëtares franceze 65 milionë euro, janë gati të vënë në dispozicion të klubit bardhezi 39 milionë euro plus kartonin e Edin Dzekos.
Si alternativë të sulmuesit boshnjak, City do të afronte Kolarov, por Juventusi deri në këtë moment i ka refuzuar të gjitha ofertat e klubeve më të mëdha europiane. Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marota, gjithsesi siguroi se Pogba do të qëndrojë në Torino të paktën edhe sezonin e ardhshëm dhe se nuk ekzistojnë probleme kontraktuale me të dhe me menaxherin Mino Raiola. Mirëpo përballë një ofertë stratosferike, klubi bardhezi mund të dorëzohet për t’i riinvestuar parata e arkëtuara duke përmbushur kërkesat e Contes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





