Josko Gvardiol mund të bëhët mbrojtësi më i paguar në histori. Manchester City është gati të paguajë 100 milion euro për të siguruar shërbimin e futbollistit kroat të Leipzig.

Edhe pse vetëm 21 vjeç, ai ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane, megjithatë pas ofertës stratosferike të qytetarëve, e vështirë se mund t’i thotë jo. Në Gjermani janë të sigurt se marrëveshja është e kryer dhe lojtari është i gatshëm t’i bashkohet anglezëve. Këtë e ka pohuar dhe drejtori sportiv i Leipzig, Maks Eberl, që në një intervistë tregoi se palët kanë nisur negociatat, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Dëshira e Gvardiol është që të largohet nga Bundesliga dhe të nisë një aventurë të re në Premier League, megjithatë fjala e fundit i takon klubit gjerman.

Josko Gvardiol është konsideruar si një talent premtues për të ardhmen si dhe një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Leipzig. Këtë e vërtetoi dhe më shumë në sezonin që u mbyll me Laipzig, ku në 41 ndeshje shënoi 3 gola.