Humbja e Manchester City-t në Norvegji i ka ndërlikuar shumë planet e formacionit anglez sa i përket ambicies që kishte në fillim të këtij sezoni për të përfunduar mes tetë më të mirave fazën e grupeve. Ajo çfarë shqetëson më shumë drejtuesit e ekipit britanik është fakti se kanë mundur që të fitojnë vetëm dy prej shtatë dueleve të fundit. Ndërsa në Champions League do të mbyllin fazën e grupeve përballë Galatasaray-t. “Duhet që të rikthehemi në nivelet ku ishim në fund të 2025-ës.

Mendoj se tani për tani gjithçka po na shkon keq. Unë kam një ndjesi se gjithçka po na shkon keq”, tha Guardiola pas humbjes me Bodo/Glimt. Më i ashpër ishte Erling Haaland, i cili komentoi humbjen me fjalë të forta si: “Nuk dua t’i drejtoj drejtoj gishtin askujt, por secili nga ne ka përgjegjësi për këto paraqitje të turpshme. Nuk kam përgjigje për atë që ndodhi në fushë, unë jam përgjegjës pasi nuk munda që të shënoja gol. Dua që të kërkoj falje në emër të ekipit të gjithë tifozëve, të cilët udhëtuan deri këtu për na ndjekur. Ishim të turpshëm”.