Mourinho ka marr një lajm të keq. Drejtuesit e Manchester Unitedit ende e shohin Ryan Giggsin si trajnerin e tyre të ardhshëm. Manchester United pritet të emërojë një trajner tjetër para Jose Mourinhos. Fjala është për ndihmësin aktual të Louisn Van Gaalit, Ryan Giggs.
Sipas tabloidit britanik, Mirror, drejtuesit e Manchester Unitedit ende e shohin Giggsin si trajnerin e tyre të ardhshëm. Kjo do të jetë një goditje e madhe për Mourinhon, i cili ka dëshirë të madhe për të punuar me skuadrën nga Old Traffrod.
Gjithashtu, drejtuesit e Man Utd nuk besojnë se portugezi do të jetë i përshtatshëm për klubin që kërkon një rindërtim të madh.Sipas Mirror, United do të respektojë premtimet që i kanë bënë Giggsit, kur ai ra dakord që të jetë ndihmësi i Van Gaalit në vitin 2014.
Burime të Mirrorit brenda Unitedit kanë bërë të ditur se komunikim i klubit me agjentin e Mourinhos, Jorge Mendez kanë qenë të nxitura nga vetë portugezi.