Jose Mourinho kërkon Paulo Dybala te Manchester United. Jna disa të përditshme britanike që e japin këtë informacion, madje sipas “Mirror” trajneri portugez e ka braktisur pistën “Griezmann për t’u përqendruar vetëm tek argjentinasi.

Janë dy arsyet që të krijojnë bindjen se ky transferimit mund të bëhet realitet. E para ka lidhje me Paul Pogba, një mik i madh Dybalas që kur luanin të dy tek Juventusi, dhe sponsori teknik Adidas, që ka marrëveshje si me “Djajtë e Kuq” ashtu edhe me futbollistin 24-vjeçar.

Klubi bardhezi nuk ka ndërmend të privohet nga xhërbimet e “xhevahirit” të tij, por, kur bëhet fjalë për shifra ta parezistueshme, askush nuk mund të rezistojë pafund. Sipas ESPN, Manchester United është gati të shpenzojë rreth 150 milionë euro, shifër që Juventusi vështirë se do të mund ta refuzonte.