23 dhjetor 2014 – Tekniku i Manchester United, Louis Van Gaal, duket se ka vendosur të largojë nga "Old Trafford" 19-vjeçarin Adnan Januzaj. Mediat britanike njoftojnë se holandezi ka pranuar huazimin e Januzajt, i cili nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme në formacionin e "Djajve të Kuq" këtë gjysmësezoni.
Real Sociedad, Inter, Hull City dhe Ajax janë disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.





