Joao Felix është një nga emrat më të përfolur të merkatos. Lojtari i Atléticos, edhe pse pëlqehet shumë nga trajneri Simeone, vazhdon me synimin për t’u larguar nga Ëanda Metropolitano. Siç raportohet nga Sunday Mirror, Manchester United paraqiti një ofertë për Atlético  Madrid të enjten për huazimin e sulmuesit.

“Djajtë e kuq” ofronin 3 milionë funtesh, plus angazhimin për të paguar plotësisht pagën. Atlético e kuptoi që oferta ishte shumë e ulët dhe bëri me dije se mund të pranojë vetëm një propozim që shkon 10 milionë euro.

Ky medium siguron se Atlético tashmë po pret një ofertë tjetër nga United në mesin e javës, e cila duhet të jetë në përputhje me pretendimet e tyre.

Arsenali gjithashtu mund të rihyjë në negociata. Kjo gazetë siguron se në Atlético besojnë se Mendes do të takohet me ta duke filluar nga kjo e hënë për të parë nëse duan të ndryshojnë kushtet e ofertës së tyre apo jo.