Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është plot admirim për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke i hapur kështu dyert një transferimi të tij në Ettihad Stadium.

Që një kohë të gjatë kemi parë spekulime se City është në gjendje të ofrojë deri në 150 milionë euro për Ronaldon dhe është Mancini ai që ka konfirmuar admirimin e tij për portugezin.

“Ronaldo? Të vijë dhe të luajë këtu? Nuk e di. Ai është lojtari më i mirë në botë”.

“Nëse keni një lojtar që shënon nga dy gola në secilën ndeshje, atëherë është vështirë që të humbasësh ndonjë ndeshje”, ka thënë Mancini.