Cila do të jetë e ardhmja e Roberto Mancinit? Pas dorëheqjes së tij tronditëse si trajner i Italisë, ai mund të drejtojë një ekip tjetër kombëtar, shumë më pak të famshëm, por sigurisht më fitimprurës.

Mancini ka marrë një ofertë prej 40 milionë euro në sezon nga Arabia Saudite për tre vjet.

Sipas mediave arabe, mbyllja e marrëveshjes do të bëhet shpejt, maksimalisht brenda 48 orësh.

Trajneri aktual Saad Ali Al-Shehri është përkohësisht dhe më 17 janar fillon Kupa e Azisë, e cila luhet në Katar.

Arabia Saudite nuk e ka fituar trofeun që nga viti 1996 dhe nuk dëshiron të lërë që supremacia e futbollit të kontinentit të ikë.

Baza për të punuar është e mirë, duke pasur parasysh se Arabia Saudite ishte e vetmja skuadër që mundi kampionin e botës Argjentinën në Botërorin e fundit.

Ndërkohë Luciano Spalletti dhe Antonio Conte janë dy emrat që pëlqehen shumë nga drejtuesit e futbollit italian për të marr drejtimin e kombëtares.

Në “pole” qëndron trajneri që riktheu Napolin te titulli kampion pas 33 vitesh.

Por, problemi i Spallettit është që ndodhet ende nën kontratë me fituesit e Serie A. Kështu federata mund të shkoj te Conte.