Vendi i tretë mbetet objektivi kryesor për Interin e Mançinit, edhe pse në fund të takimit të djeshëm vetë trajneri pranon se skuadra që drejton është e mbivlerësuar.

“Me paraqitjet që bëmë në fazën e parë kemi krijuar te tifozët iluzionin sikur ne ishim një ekip që mund të shpalleshim kampion. Por ne brenda vetes sonë kurrë nuk kemi besuar te titulli. Unë them se po të arrijmë në vendin e tretë do të jetë një sukses i madh për ne”.

Ljajiç – “Për mendimin tim, ai është një lojtar i madh nëse i referohemi teknikës që zotëron. Unë them se ai ka një problem të madh në kokën e vet. I pëlqen shumë vetja dhe shpeshherë nuk stërvitet siç duhet gjatë javës. Në fushë herë-herë nuk kthehet që të mbrojë. Meriton ‘çoka’ në kokë”. Ai është ende i ri dhe duhet që të rritet sepse ka një të ardhme të artë përpara”.

I tërbuar – “San u mërzita kur shënoi Palermo? Unë them se ishte një gabim trashanik i yni, por nuk u tërbova në atë rast. Unë e kisha me Ljajiçin, i cili nuk ia pasoi topin Perisiç aksionin që i parapriu golit që pësuam”.