Roberto Mançini nuk është më trajneri i Italisë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Federata Italiane e Futbollit, e cila thekson se tekniku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kampionëve të Europës 10 muaj përpara startit të “EURO 2024”.
Kjo duket se ka ardhur për shkak të disa konflikteve që Mançini ka pasur me drejtuesit e Federatës për shkak të zgjedhjeve në kombëtare siç raportojnë mediat italiane.
Duket se tashmë Federata ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij, me kohën që nuk është aspak në favor të italianëve.
Ish-sulmuesi i njohur, udhëhoqi kombëtaren e kaltër drejt fitimit të Euro 2020. Sukses që erdhi me një grup lojtarësh jo shumë të fortë, por mbi të gjitha falë një futbolli modern dhe të bukur.Ndërkohë që momenti më i errët ishte dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022. I dyti Botëror radhazi ku Italia nuk mori pjesë. Aventura tek Italia mbyllet me 61 ndeshje. Mancini ka një eksperiencë të madhe, pasi ka fituar trofe si trajner me skuadra si Inter, Lazio, Fiorentina, Manchester City apo Galatasaray.





