“Mbretin e Tallavasë”, e kanë “shpirt e xhan” 27 milionë dhe 626 mijë adhurues

DURRËS, 13 tetor 2013 – Vlonjaten seksi e bën të famshme një djalë i ndrojtur nga Shkozeti i Durrësit, që si llagap mban emrin e zonës së banuar nga romët në ish-fabrikën (ndërmarrjen industriale shtetërore me inicialet NISH) e tullave, tani Mand Nish-Tulla robëron dhe bukuroshet bullgare dhe serbe ta këndojnë në sllavisht hitin “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”. Çfarë kombinimi i çuditshëm në qytetin bregdetar: tani, në tetor 2013 kur jepen koncerte të muzikës së dhomës dhe dansit modern, “Mbreti i Tallavasë” sikurse quhet Mand Nishtulla regjistronte në you-tub 27 milionë dhe 626 mijë klikime, rekord në harkun 9-mujor të vitit 2013. Me Mandin nga Shkozeti bëhen jo vetëm të famshëm këngëtarë shqiptarë si vlonjatja seksi Silva Gunbardhi dhe dibrani Dafi Derti (në medie flitet dhe për një flirt midis tyre, shih foton në plazh), por edhe bullgarja Desislava (shih foton kryesore), si dhe serbët Viki Miljkovic & Dado Polumenta. Këta të fundit, kanë ruajtur autorësinë e Alfred Sulës, por me një tekst tjetër. Kurse në bullgarisht ka një përzierje: Mandi shqip dhe sex-bomba Desislava bullgarisht. Gjithsesi, produksioni shqip origjinal i AS Recording Studio është në nivel më të lartë.

Info

Mandi është 21 vjeç. Ka dy vëllezër dhe një motër, që e ndihmojnë dhe i rrinë te koka. Është një djalë i ndrojtur. Ai vlerëson të atin që e ka bërë muzikant. Kur ishte 7 vjeç, emigrant në Greqi, i ati, që punonte në lokale të Selanikut, e ka nxjerr në skenë dhe e ka nxitur në rrugën drejt suksesit. Tani ai këndon në të gjitha lokalet e Tiranës dhe Shqipërisë, Kosovës ku e ftojnë.

Versioni bullgarisht: http://www.youtube.com/watch?v=e5GplLwBjQQ&feature=share; versioni serbish thttp://en.musicplayon.com/play?v=366189 ,

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/