Pas alarmit të dhënë nga disa vende të BE-së për mandarinat shqiptare me pesticide tej normave të lejuara, ka nisur marrja e mostrave në pikat e grumbullimit dhe tregtimit.

Janë marrë edhe në parë mostra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë vitit tek mandarinat dhe portokallet dhe nuk kanë rezultuar problematika. Nga 210 mostra që ne duhet të marrim gjatë një viti, ne kemi marrë gjysmat. Ndërsa gjysmat e tjera po merren tashmë në terren”, – thotë Martin Jorgaqi, Drejtor i Riskut në AKU.

Drejtori i Riskut në AKU thotë se pesticidi i zbuluar tek mandarinat nuk është në listën e pesticideve të lejuara në Shqipëri dhe BE. Ky lloj pesticidi është lejuar dhe përdorur në Shqipëri në vitin 2020 dhe prej 4 vitesh është hequr nga lista.

“Pesticidi në fjalë është mbi normë tek mandarinat dhe është e ndaluar për përdorim. Ne e kemi përdorur në vitin 2020 dhe pastaj e kemi hequr nga lista me rekomandim të BE”.

Por si është përdorur ky pesticid nga fermerët shqiptarë, kur farmacitë bujqësore e kanë të ndaluar tregtimin e tij. “Ky lloj pesticidi me spërkatje mund të jetë futur në rrugë kontrabandë”, – thonë autoritetet. Qarqet e Vlorës, Fierit, Tiranës janë vendosur në monitorim dhe marrje mostre. Rezultati i një mostre do 3-4 ditë për të dalë.