Mandati i Olta Xhaçkës, që mbahet në sirtar prej muajsh nga PS, ka përplasur maxhorancën dhe opozitën në Konferencën e Kryetarëve.

Bardhi: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetututes ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Keni nxjerr justifike absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktikë e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë ceshtje për të vijuar proceduren.

Bardhi: Procedura thotë se çështjet do duhet të vijë në kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni..