Kërkesa e opozitës e bërë nga grupi i PD-së së Rithemelimit për mandatin deputetes së Olta Xhaçkës do të shqyrtohet sërish në Gjykatë Kushtetuese më 21 qershor.
Bëhet fjalë për një kërkesë padi te opozites e cila u dorëzua muajin e kaluar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Në vitin 2022 dy grupime të opozitës i kërkuan parlamentit të çojë në gjykatën kushtetuese çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, pasi sipas tyre bashkëshorti i saj ka përfituar nga pasuritë publike duke marre statusin e investitorit strategjik për një ndërtimin e një hoteli në jugun e vendit.
Parlamenti i rrëzoi të dy kërkesat dhe opozita iu drejtua gjykatës kushtetuese. Në janarin e vitit 2023 kushtetuesja vendosi që parlamenti nuk ka të drejtë të shqyrtojë çështjen e mandatit, por duhet të votojë në çdo rast pro dërgimit në gjykatë.
Më 11 prill mazhoranca në parlament vendosi të mos e dërgojë në gjykatën kushtetuese çështjen e mandatit të ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka, duke sqaruar gjykata nuk mund të urdhërojë parlamentin se si duhet të votojë.
Ndaj opozita po tenton sërish të vejë në lëvizje gjykatën kushtetuese për të rrëzuar vendimin e shumicës socialiste.