DURRES, 02 prill 2013 – Një patrullë policie është qëlluar me armë zjarri, ndërsa po patrullonte në territorin e bashkisë së Manzës.
Atentati ndaj forcave të rendit është regjistruar rreth orës 04.00 të mëngjesit, në kohën kur patrulla e lëvishme ishte vënë në ndjekje të një automjeti.
Policia konfirmon se nuk ka të lënduar mes efektivëve të rendit që ndodheshin në automjet, pasi makina e policisë nuk është prekur nga plumbat, por vetëm sa ka devijuar nga rruga.
Patrulla e policise ka qene duke ushtruar kontrolle tek automjetet qe qarkullonin ne ate ore ne hyrje te Durresit. Urdhrit te policise per t'u ndaluar nuk i ehste pergjigjur nje automjet me targa italiane. Duke dyshuar se aty mund te ndodheshin persona te kerkuar nga policia efektivet e rendit jane vene ne ndjekje te makines qe u largua me shpejtesi.
Per rreth 20 km ka vijuar ndjekja, po ndersa makina e policise po i afrohej automjetit personat qe ndodheshin ne kete te fundit kane qelluar ne drejtim te bluve.
Fatmiresisht plumbat nuk e kane prekur makinen e policise, e cila ka devijuar duke perfunduar ne kanal. Mesohet se policet qe ndodheshin brenda saj nuk jane lenduar. policia po punon per te zbardhur identitetin e personave qe ndodheshin ne automjetin me targa italiane.
/e.a. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





